Lidhje

Obama, afrikano-amerikani i parë, që emërohet kandidat i një partie të madhe politike për president


Figuara të shquara të Partisë Demokrate mbajtën mbrëmë fjalime në nisje të kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate të Shteteve të Bashkuara që do të zgjasë 4 ditë e që përfundon me emërimin e Barak Obamës kandidat për president të Shteteve të Bashkuara. Ai do të jetë i pari afrikano-amerikani që emrohet kandidat i një partie të madhe politike për president.

Në Kuvendin e demokratëve në Denver të shtetit Kolorado u paraqit me një përshëndetje emocionuese edhe ikona e demokratëve, Senatori Eduard Kenedi, që është i pamundur nga gjendja shëndetësore, por i cili u tha delegatëve se nuk do ta humbiste këtë rast për t'ia kaluar flakën zotit Obama si kandidat për President të Shteteve të Bashkuara.

Para se zoti Kenedi t'u drejtohet delegatëve, një material filmik u transmetua në nderim të tij dhe të dy vëllezërve të tij, vrarë për të drejtat civile. Senatori Kenedi është duke u kuruar nga sëmundja e një tumori në tru dhe paraqitja e tij në kuvend solli duartrokitje të mëdha tek turma prej mijëra vetash.

Bashkëshortja e Senatorit Obama, Mishell u tha të pranishmëve se beson që Barak Obama do të jetë një president i jashtëzakonshëm . Dy vajzat e tyre u paraqiten në skenë me të. Obama përshendeti bashkëshorten e tij me një lidhje me video nga Kansas City i shtetit Misuri

Udhëheqësit e Partisë Demokrate po bëjnë thirrje për bashkim, pas fushatës së hidhur të zgjedhjeve paraprake gjatë së cilës Obama fitoi kundër Senatorës Hillari Klinton. Disa nga përkrahësit e zonjës Klinton mbetën të zemruar për shkak të humbjes së saj, ndërsa disa të tjerë janë zemruar sepse Obama nuk zgjodhii zonjën Klinton për postin e nën presidentit.

Dje në mengjes, zonja Klinton foli në një takimi me demokratët spanjoll dhe bëri thirrje për unitet në parti. Fushata e zonjës Klinton ka lenë të kuptohet se ajo do t'i udhëzojë delegatët e saj për të votuar për zotin Obama, një akt ky në kuadër të unitetit partiak. //mm//

XS
SM
MD
LG