Lidhje

Irakianët do të marrin kontrollin e provincës Anbar


Komandanti i lartë i marinës amerikane, gjenerali James Conway tha se Shtetet e Bashkuara do t’i transferojnë qeverisë irakiane kontrollin e provincës dikur të dhunshme të Anbarit.

Gjenerali Conway u tha sot gazetarëve se transferimi i kësaj province është planifiukuar të bëhet brënda disa ditësh.

Ushtria amerikane kishte në plan ta bënte këtë transferim në muajin qershor, por kjo u shty.

Anbari do të jetë provinca e 10-të që kthehet nën kontrollin irakian. Ky rajon ka përjetuar një rënie të ndjeshme të dhunës që kur sunitë lokalë iu kundërvunë militantëve të al-Kaidës në vitin 2006.

Ndërkohë, një ushtar amerikan vdiq nga plagët që mori, kur makina e tij u godit nga një bombë të martën në pjesën veri-lindore të Bagdatit.

XS
SM
MD
LG