Lidhje

Rrëmbyesit libianë marrin nën kontroll një avion sudanez


Zyrtarët libianë thonë se rrëmbyesit që morrën nën kontroll një avion sudanez dhe e detyruan të ulet në Libi, janë dorëzuar.

Zyrtarët u thanë sot gazetarëve se rrëmbyesit u dorëzuan vetë sot, disa orë pasi lanë të lirë të paktën 87 nga pasagjerët e avionit. Të dyshuarit vazhduan ta mbanin peng ekuipazhin, ndërsa negociatat vazhdonin.

Numri dhe identitetet e rrëmbyesve nuk janë bërë të njohura, ashtu si edhe arsyeja për marrjen nën kontroll të avionit që udhëtonte nga rajoni i trazuar i Darfurit në kryeqytetin e vendit, Kartum.

Pasi morën nën kontroll avionin dje, rrëmbyesit e ulën atë në Libi dhe kërkuan ta furnizonin me karburant, në mënyrë që mund të udhëtonin për në Paris. //rd//

XS
SM
MD
LG