Lidhje

Kremtimet e muajit të shenjtë të Ramazanit në SHBA


Si kudo, Ramazani është periudhë agjërimi, lutjesh dhe reflektimi dhe për miliona muslimanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo vit gjatë muajit të shenjtë, myslimanë me prejardhje dhe kombësi të ndryshme, mblidhen së bashku për të nderuar dhe kremtuar thuajse në të njëjtat mënyra si gjithë muslimanët e tjerë në botë. Mjaft myslimanë amerikanë thonë se Ramazani është një mundësi për të ndarë kulturën dhe traditat e vendeve të tyre të ndryshme me miqtë e tyre amerikanë që nuk janë myslimanë.


Nuk dihet me saktësi se sa myslimanë jetojnë në Amerikë: disa organizata thonë se janë 6 milion dhe të tjerët deklarojnë se numërohen rreth 8 milion myslimanë. Shumica janë emigrantë të ardhura nga gjithë bota. Disa janë amerikanë që janë kthyer në myslimanë.

Mjaft prej tyre e ndjekin Ramazanin sipas të gjitha rituleve tradicionale. Familiet muslimane bëjnë Pazar në dyqanet e mishit Hallall, pregatisin ushqimet e Iftarit për të thyer agjërimin e tyre të përditshëm me familjen dhe miqtë, dhe luten sëbashku. Disa amerikanë myslimanë blejnë ëmbëlsira për Ramazan, si dhe ushqime të veçanta.

Amina Tamboush, një myslimane ameriane nga Senegali, thotë se e merr malli për kohën kur familja e saj mblidhej e gjitha për Ramazan.

"Nga pikpamja e besimit, është e njëjta gjë. Por në vendin tonë mblidhemi më shumë njerëz, sepse këtu ne duhet të shkojmë në punë për Ramazan, dhe kthehemi vonë në shtëpi. Kështu që është e vështirë të mblidhemi sëbashku. Por hera-herës, ne takohemi me miqtë tanë, lutemi sëbashku dhe darkojmë me t'a" - thotë ai

E premtja e lutjeve në xhaminë më të vjetër të Uashingtonit është një grumbullim tipik. Kjo xhami, sikurse dhe të tjerat, mbushet plotë me besimtarë çdo natë të muajit të Ramazanit. Muaji I shenjtë, I nënti në kalendarin islamik, u shenjua 1400 vjet më pare kur myslimanët nisën të besojnë se fjalët e Kuranit iu shfaqën Profetit Mohamed. Besimtarët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të tij.


Imami Abdullah Khoju, Drejtor I Qendrës Islamike në Washington, thotë se larmia e myslimanëve e bën të veçantë Ramazanin në Amerikë.

"Nëse vini këtu në periudhën e Ramazanit, do të shihni këta flamujt. Njerëz nga çdo anë e globit ulen në një tavolinë në dysheme, për të thyer agjërimin e tyre, për të folur sëbashku dhe për t'u ndjerë se ata po bëjnë diçka madhore atë ditë, duke agjëruar për Allahun". - thotë Imami Abdullah Khoju

Imam Khoju thotë se për muslimanët amerikanë, Ramazani ka shërbyer si një mënyrë për të edukuar publikun amerikan rreth besimit islamik.Çdo mbrëmje, mjaft xhami ftojnë jomyslimanë në iftarin e tyre tradicional, që thyen agjërimin e tyre ditor.

"Ne kemi mjaft grupe që vijnë në qendrën tonë kryesisht në muajin e Ramazanit dhe ne ftojmë dhe organizata të tjera, jo-muslimane dhe ata vijnë dhe hanë iftarin me ne". - thotë ai

Ai thotë se përshëndetja e Presidentëve amerikanë për Ramazan, si ajo e Presidentit George Bush në vitin 2002 në Shtëpinë e Bardhë, edukon amerikanët se Islami është një besim paqësor.

Jane Sisi, një myslimane amerikane nga Guinea, është dakort me këtë. Ajo thotë:

"Unë besoj fuqimisht që besimi musliman është besimi që I mbledh sëbashku njerëzit, kështu që Ramazani është një rast I mire për të folur për këtë, që njerëzit të mblidhen sëbashku dhe të sjellin paqe mes tyre".

Myslimanët në SHBA përballen me një sfidë të vështirë në festimin e muajit të tyre të shenjtë, I cili këtë vit nis në 1 shtator. Amerikano myslimanët duhet të përshtasin Ramazanin si një ritmikë në jetën Amerikane, veçanërisht tek studentët myslimanë. Mohamed Tafesh një palestinez amerikan shpjegon:

"Për fëmijët, është më e vështirë sepse ata shkojnë në shkollë dhe duhet të bëjnë mjaft aktivitete, si aktivitete sportive psh, dhe iu duhet të shkojnë në drekë, ku të tjerët hanë dhe ata duhet të agjërojnë."

Ndërsa Myslimanët amerikanë kanë përshtatur nderimet e tyre për Ramazanin me stilin e jetës amerikane, mjaft prej tyre thonë se ata shpresojnë që t'ia bëjnë më tepër të njohur amerikanëve Ramazanin. //mm//

XS
SM
MD
LG