Lidhje

Shënohet dita ndërkombëtare e të zhdukurve


Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me mijëra njerëz të cilët janë zhdukur me forcë dhe po bën thirrje për t’i ndihmuar ata.Organizata e Kombeve të Bashkuara për Çështjen e të Zhdukurve me Forcë lëshoi sot një deklaratë ku shpreh keqardhjen për gjendjen e njerëzve të zhdukur, ndërkohë që OKB-ja po shënon ditën Ndërkombëtare e të zhdukurëve.

Në deklaratën e saj, kjo organizatë me seli në Gjenevë thotë se shumë prej të të zhdukurëve janë fëmijë dhe në disa raste me të meta fizike dhe psiqike.

Në deklaratë bëhet thirrje për informacione më të sakta për të zhdukurit dhe për ndjekje penale kundër akteve të zhdukjes me forcë.

Që nga themelimi i saj më 1980, grupi i punës i OKB-së ka paraqitur më tepër se 50 mijë raste individuale pranë qeverivenë afro 100 vende duke iu bërë thirrje për ndërmarrjen e masave për zgjidhjen e këtij problemi.

Veprimtarë humanitarë në gjithë botën kanë bërë demonstrata duke kërkuar gjetjen e njerëzve të zhdukur si pasojë e konflikteve politike, etnike ose fetare.

XS
SM
MD
LG