Lidhje

Myslimanët fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit


Myslimanët nga e gjithë bota, kanë festuar nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Nisja e festimeve varion në komunitetet dhe vendet myslimane nga shfaqja e hënës së plotë.

Dita e parë e agjërmit ka nisur të hënën në Indonezi, vendi me përqindjen më të lartë të besimtarëve myslimanë në botë, ndërkohë Ramazani ka nisur dhe në SHBA dhe në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme. Myslimanët në Libi kanë festuar nisjen e Ramazanit ditën e djelë, ndërsa në Iran, agjërimi nisë të martën.

Gjatë Ramazanit, myslimanët zgjohen kohë më parë se të nisë lutja e parë. Prioritet në orët e para të mëngjesit, është ushqimi, pasi me lindjen e diellit, nis dhe agjërimi.

Myslimanët nuk hanë, nuk pijnë, nuk tymosin duhan dhe nuk kryejnë marrdhënie seksuale deri në perëndim të diellit, kur agjërimi thyhet me një vakt që quhet “iftar”. //mm//

XS
SM
MD
LG