Në Shtetet e Bashkuara, Partia Republikane po vazhdon me planin e kuvendit kombëtar të planifikuar për sot pasi uragani Gustav bëri që të programi i ditës së parë të reduktohej.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se presidenti Bush ka të ngjarë të përshëndesë delegatët sot në Shën Paul të Minesotës, duke folur përmes satelitit nga Shtëpia e Bardhë. Ai anuloi pjesëmarrjen e planifikuar në kuvend dje për të qënë më pranë përgjigjes së qeverisë federale ndaj uraganit.
Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani i cili kërkoi kandidaturën presidenciale të republikanëve këtë vit, do të jetë një nga folësit sonte.
Xhon Mekein i cili do të pranojë kandidaturën këtë javë, e kaloi ditën dje në Ohio, duke u përqëndruar në stuhinë që preku bregun e Gjirit.
Bashkëshortja
e zotit Mekein, Sindi, u bashkua me zonjën e parë Laura Bush duke iu drejtuar
delegatëve dje, që të lënë mënjanë ndarjet politike dhe të kontribuojnë në
përpjekjet e shpëtimit. //rd//