Lidhje

Në Minesota zhvillohen protesta në kuadrin e Konventës


Policia thotë se ka arrestuar më shumë se 280 vetë gjatë protestave të dhunshme të së hënës, në ditën e parë të kuvendit republikan në qytetin e Shën Polit në Minesota.

Policia tha se 130 nga të arrestuarit mund të përballen me akuza kriminale. Protestuesit thyen dritaret e një shitoreje dhe të një banke dhe tentuan të bllokonin disa rrugë.

Mbrëmë, zëdhënësi i policisë i tha Zërit të Amerikës se protestuesit po kështu kishin hedhur gura dhe tulla kundër policisë dhe i kishin vënë zjarrin një koshi plehrash të cilin e kishin hedhur më pas mbi një automjet policor. Zëdhënësi tha se grupe të vogla protestuesish fshihen pas trazirave të cilat, sipas policisë, kryen një numër të konsiderueshëm krimesh dhe sulme kundër oficerëve të policisë.

Ai tha se policia përdori gazin lotsjellës dhe hodhi piper kundër protestuesve.

Arrestimet u zhvilluan ndërsa demonstrues të tjerë protesuan në mënyrë paqësore në Shën Pol kundër luftës në Irak dhe politikave të administratës së presidentit Bush. Zyrtarët thanë se nga 8 deri në 10 mijë protestues mendohet të kenë marrë pjesë në protesta.//lk

XS
SM
MD
LG