Lidhje

Uduord: SHBA kanë përgjuar punën e qeverisë irakiane


Një gazetar i njohur amerikan, thotë se administrata e Presidentit Bush ka përgjuar rregullisht zyrtarë irakianë, përfshirë edhe kryeministrin Nuri al-Maliki.

Sot gazeta Washington Post ka botuar një kritikë mbi librin e njërit prej redaktorëve të saj, Bob Woodward, ku njëri nga burimet, citohet të ketë thënë, se “ne dimë gjithçka që ai ka thënë”, duke ju referuar zotit Maliki.

Libri i zotit Woodward, i titulluar “Lufta nga brenda: një histori sekrete e Shtëpisë së Bardhë”, bazohet tek intervistat me agjentë të zbulimit, diplomatë dhe ushtarake, si dhe dy intervista me Presidentin Xhorxh Bush, të njohura për publikun. Libri pritet të dalë në shitje të hënën.

Administrata amerikane nuk ka bërë komente të menjëhershme për librin.

Sipas gazetës Washington Post, zoti Woodward argumenton në libër se shtimi i numrit të trupave në Irak gjatë vitit të kaluar nuk ishte faktori kryesor i pakësimit të dhunës atje duke përmendur edhe faktorë të brendshëm. (ze)

XS
SM
MD
LG