Lidhje

Armeni: Takim historik mes presidentëve turk dhe armen


Udhëheqësit e Turqisë dhe Armenisë janë takuar për bisedime në kryeqytetin e Armenisë, një përparim i rëndësishëm ky për dy vendet që nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Presidenti turk Abdullah Gyl dhe homologu i tij Armen, Serzh Sarkisyan, biseduan sot në zyrën e zotit Sarkisyan në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan.

Zoti Gyl mbërriti sot në Armeni, pasi mori ftesë nga zoti Sarkisyan në muajin korrik që të ndiqte një ndeshje futbolli në Yerevan mes skuadrave të Armenisë dhe Turqisë.

Presidenti Gyl ësht udhëheqësi i parë turk që viziton Armeninë, ndonëse vizita e tij nuk është zyrtare. Ai tha se shpreson që ndeshja e futbollit të ndihmojë për kapërcyer barrierat mes dy vendeve, që kanë një histori të përbashkët, dhe gjithashtu të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Skuadrat e futbollit të Armenisë dhe Turqisë luajnë sot në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës.//lk

XS
SM
MD
LG