Lidhje

PSD-ja gjermane emëron Valter Shtajnmajer si kandidat për kancelar


Partia Social Demokrate e qendrës së majtë në Gjermani ka emëruar ministrin e jashtëm Frank Valter Shtajnmajer si kandidat për kancelar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, kundër kancelares aktuale, konservatores Angela Merkel.

Shtainmajer ka shërbyer dhe si zëvendës kancelar gjatë qeverisjes tre vjeçare të koalicionit me bazë të gjerë, gjatë të cilit ai bashkëqeverisi me kristian demokratët e zonjës Merkel.

Në njoftimin e së dielës të kandidaturës së tij, Shtainmajer tha se kryetari i partisë socialdemokrate Kurt Bek ka dhënë dorëheqjen. Politikani veteran Franz Mëtenfering u emërua kryetar i ri i partisë.

Zgjedhjet federale në Gjermani janë planifikuar të mbahen në shtator 2009. //bsa//

XS
SM
MD
LG