Lidhje

Turqia dhe Armenia premtojnë të përmirësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve


Udhëheqësit e Turqisë dhe Armenisë kanë premtuar të përmirësojnë marrëdhëniet konfliktuale mes tyre, pas bisedimeve shumë të rëndësishime që zhvilluan në kryeqytetin e Armenisë.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, u bë udhëheqësi i parë turk që vizitoi Armeninë të premten pasi u ftua të ndiqte një ndeshje futbolli mes Turqisë dhe Armenisë.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisyan, tha se problemet që kanë të dy vendet nuk duhet t'u lihen trashëgim brezave të ardhëshëm.

Megjithatë, vizita ishte një çështje e debatueshme. Qindra armenë dolën nëpër rrugë e kryeqyteteti të vendit, Jerevan, për të protestuar kundër vizitës së zotit Gyl. Tifozët armenë fërshëllyen himnin kombëtar të Turqisë para fillimit të ndeshjes së futbollit.

Presidenti Gyl tha se shpreson që kjo ndeshje do të ndihmonte për të eliminuar pengesat në marrëdhëniet mes dy vendeve që kanë një histori të përbashkët dhe që sëbashku kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin rajonal. //iç//

XS
SM
MD
LG