Lidhje

SHBA: Qeveria merr nën kontroll kompanitë Feni Mei dhe Fredi Mek


Ndërkohë që kriza e tregut të shtëpive në Shtetet e Bashkuara vazhdon, administrata e Presidentit Bush vendosi të marrë nën kontroll dy firmat më të mëdha të huave në përpjekje për të parandaluar pështjellimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Vitin e kaluar u rrit ndjeshëm numri i shtëpive që përfunduan në duart e bankave, vlera e shtëpive ra ndjeshëm në pjesën më të madhe të vendit dhe bankat vunë rregulla më strikte për të dhënë hua, duke e bërë më të vështirë për amerikanët që të merrnin kredi.

Muajt e fundit, situata u vështirësua edhe më shumë për shkak të lajmeve se dy gjigandët e kredive, Feni Mei dhe Fredi Mek, ishin në prak të shterimit të likuiditeteve. Sëbashku, ato zotërojnë ose garantojnë pothuajse gjysmën e huave të shtëpive në Shtetet e Bashkuara.

Në një konferencës shtypi dje, Sekratari i Thesarit, Henri Polson, njoftoi se qeveria federale vuri në kontroll të dy firmat, një masë që ai e përshktoi si të domosdoshme për të shmangur pështjellimin e mëtejshëm të tregjeve financiare.

"Fannie Mae dhe Freddie Mac janë firma aq të mëdha dhe me rrjet të gjerë në sistemin tonë financiar, sa që dështimi i njerës prej tyre do të shkaktonte pështjellim të madh në tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë. Një gjë e tillë do të ndikonte drejtpërdrejt dhe negativisht pasuritë e familjeve, duke filluar nga buxhetet e tyre e vlera e shtëpive, tek kursimet për shkollat e fëmijëve dhe pensionet. Dështimi i tregjeve financiare do të ishte tejet e dëmshëm për rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës".

Sekretari Polson tha se do të bëhet çdo përpjekje që taksapaguesit të mos majnë peshëm e kësaj mase.

Adminsitrata e Presidentit Bush sqaroi se Feni Mei dhe Fredi Mek janë vënë nën kontrollin dhe mbrojtjen e qeverisë me udhëheqës të rinj ekzekutivë. Ato do të drejtohen nga një agjenci qeveritare e krijuar verën e këtij viti posaçërisht për këtë qëllim dhe deri sa bilanci i tyre financiar të përmirësohej dhe ato të mos jenë më në rrezik për të dështuar.

Shumica e amerikanëve marrin kredi nga bankat private. Për dekada me radhë, Feni Mei dhe Fredi Mek e ka bërë këtë praktikë më tërheqëse për bankat, duke i blerë huatë prej tyre për t'ua shitur pastaj ato investitorëve privatë.

Por vitet e fundit kredi për blerje shtëpish morrën miliona individë me gjendje të dobët, të rrezikëshme dhe të pamjaftueshme financiare, shumë prej të cilëve në momente të caktuara nuk ishin në gjendje të ripaguanin ose në rrezik për të mos ripaguar. Të ndodhura para humbjeve të mëdha financiare për shkak të krizës së tregut të banesave, Feni Mei dhe Fredi Mek po humbisnin me shpejtësi kapitalin.

Lajmi për marrjen nën kontroll të firmave nga qeveria federale u komentua menjëherë nga të dy kandidatët presidencialë. I intervistuar në programin e kanalit televiziv, CBS "Face the Nation", kandidati republikan për president, Xhon Mekein, tha se kjo ishte "një masë që duhej të merrej".

"Për mendimin tim duhet të mos lejojmë që njerëzit të humbasin shtëpitë. Sistemi duhet ristrukturuar dhe riorganizuar. Duhet krijuar besimi se ne e kemi ndalur këtë rënie të vazhdueshme. Këto janë vendime të vështira dhe njëkohësisht kurajoze".

Senatori Mekein shtoi se problemet e firmave Feni Mei dhe Fredi Mek janë simptoma të dështimit të përgjithshëm të Uashingtonit për të zgjidhur çështje të rëndësishme. Ai tha se qeveria federale ka humbur efiçiencën për shkak të favorizimeve, ndikimit të grupeve me interesa të veçanta dhe lobistëve.

Po ashtu, rivali i tij demokrat, Barak Obama, e mbështeti ndërhyrjen e qeverisë. Por një nga aleatët e Senatorit Obama, Guvernatori demokrat i Virxhinias, Tim Kein, tha se faji për pështjellimin financiar në vend i bie Presidentit Bush.

"Ky është një hap i rëndësishëm që hodhi administrata e presidentit Bush, megjithatë ajo u vonua sëtepërmi. Gjatë kësaj administrate kemi parë abdikimin e plotë të përgjegjësive për të kontrolluar tregjet financiare të vendit, prandaj edhe mbërritëm në këtë pikë".

Aksionet e Feni Mei dhe Fredi Mek kanë rënë rreth 90 përqind gjatë muajve të fundit. Në kuadër të planit të shpallur djem qeveria do të blejë aksione të këtyre firmave do t'u japë atyre fonde me interes për të garantuar vazhdimësinë e operacioneve të tyre financiare.

Feni Mei dhe Fredi Mek janë firma të sponsorizuara nga qeveria federale dhe mes disa korporatave financiare të krijuara nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara. //iç//

XS
SM
MD
LG