Lidhje

Presidenti Bush pritet të mbajë fjalim për Afganistanin dhe Irakun


Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Xhorxh Bush do të mbajë të martën një fjalim për Afganistanin dhe Irakun ku mund të ketë dhe një njoftim për tërheqjen e trupave.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino, e bëri këtë koment të hënën në Uashington.

Javën e kaluar, ajo tha se presidenti ishte duke u konsultuar me stafin e tij të sigurisë kombëtare rreth rekomandimeve që janë bërë nga kreu i komandës amerikane në Irak, Gjenerali Devid Petreas.

Në një intervistë që dha javën e kaluar, gjenerali Petreas tha se trupat luftaraka amerikane mund të tërhiqen nga Bagdati deri korrikun e ardhshëm, nëse gjendja e sigurisë e garanton një gjë të tillë.

Zyrtarë amerikanë thanë se këshilltarët e lartë të mbrojtjes, të zoti Bush nuk kanë rekomanduar pakësim të mëtejshëm të trupave në Irak këtë vit, si dhe një reduktim të vogël të një brigade sulmuese në muajin janar, pak para se Presidentit Bush t’i përfundojë mandati.

Zëdhënësja ka thënë se presidenti nuk do që të marrë asnjë vendim që mund të dëmtojë sigurinë e arritur në Irak, gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG