Lidhje

Haraçija, Morina para gjykatës së Hagës për çështjen Haradinaj


Një ish ministër i Kosovës dhe ndihmësi i tij po gjykohen nën akuzat se kanë influencuar një dëshmitar në gjykimin e ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Ish ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Astrit Haraçija dhe ish punonjësi i kësaj ministrie Bajrush Morina dolën të hënën para gjykatës së Hagës për krime lufte.

Gjykata njoftoi akt-akuzën në fillim të vitit përmes së cilës të dy personat akuzohen për mospërfillje të gjykatës në përpjekjet për të bindur një dëshmitar të mbrojtur në rastin e Ramush Haradinajt të mos dëshmonte kundër ish kryeministrit të Kosovës.

Dëshmitari e dha dëshminë e tij, por gjykatësit theksuan vështirësitë e shumta me të cilat u përball gjykata për të marrë dëshmi nga një numër i madh dëshmitarësh të tjerë. //bsa//

XS
SM
MD
LG