Lidhje

Obama akuzon rivalin e tij se zhvillon fushatë me fyerje


Kandidati demokrat për president Barak Obama i mohoi thëniet, sipas të cilave, ai kishte bërë një koment pa vend për kandidaten republikane për nënpresidente, Sara Pejlin.

Në një fjalim që mbajti sot në shtetin e Virxhinias, zoti Obama e akuzoi zotin Mekein se po zhvillon fushatë politike me fyerje dhe me diversion. Zoti Obama tha se është i gatshëm të debatojë për çështje reale.Dje zoti Obama e akuzoi fushatën e zotit Mekein se ndjek të njëjtat politika, me ato të administratës Bush, duke thënë “”ujku qimen e ndërron, po zanatin s’e harron".

Fushata e zotit Mekein u kundërpërgjigj, duke publikuar një reklamë në internet, ku zoti Obama akuzohej se kishte tallur zonjën Pejlin, e cila gjatë fjalimit që mbajti në Kuvendin e Partisë Republikane e krahasoi veten me një tip qeni të guximshëm.

Edhe zoti Mekein zhvilloi sot fushatë në Virxhinia, ku tha se në se zgjidhet president, ai do t’i frymëzojë amerikanët t’i kushtojnë më tepër kohë shërbimit për një çështje madhore, se sa vetvetes. (ze)

XS
SM
MD
LG