Lidhje

Serbi: Prokurori i Hagës merr sigurime për arrestimin e Mlladiçit


Udhëheqësit kryesorë të Serbisë e siguruan kryeprokurorin e Gjykatës së Hagës se do të bëjnë ç’është e mundur për arrestimin e ish shefit ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç.

Prokurori Serzh Bramerc u takua sot me Presidentin serb Boris
Tadiç dhe me kryeministrin Mirko Cvetkoviç në mbarim të vizitës së tij dyditëshe në Beograd.

Zoti Bramerc arriti në Beograd dje për të biseduar mbi përpjekjet e Serbisë në kpajen e Mlladiçit dhe të ish udhëheqësit të serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç.

Kjo ishte vizita e tij e parë në Serbi që nga kapja e ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç, i cili mbahet i arrestuar në Hagë.

Dje, udhëheqësit serbë thanë se shpresonin që prokurori Bramerc do të informojë Bashkimin Europian se vendi i tyre po bashkëpunon plotësisht në ndjekjen e personave të akuzuar për krime lufte.

Zyrtarët e BE-së do të mblidhen javën e ardhëshme për të shqyrtuar ecurinë e bërë nga Serbia.//ii

XS
SM
MD
LG