Lidhje

Rusia mbron vendimin për ndërhyrje ushtarake në Gjeorgji


Kryeministri rus Vladimir Putin e mbrojti me forcë ndërhyrjen ushtarake të vendit të tij në Gjeorgji, por shtoi se Moska nuk synon aneksimin e ndonjë territori të ish republikave sovjetike.

Zoti Putin i bëri këto komente sot, në Rusinë jugore. Ai tha se Moska nuk ka ambicie perandorake ndaj Gjeorgjisë, megjithë akuzat e Perëndimit. Në një tjetër zhvillim po sot, media ruse njoftoi se Presidenti Dmitri Medvedev e akuzoi përsëri Gjeorgjinë për agresion ushtarak muajin e kaluar ndaj republikës separatiste të Osetisë Jugore.

Zoti Medvedev tha se ishte reagimi i Gjeorgjisë ndaj Osetisë Jugore më 7 gusht, që çoi në ndërhyrjen ushtarake të Rusisë dhe se kjo e ka bërë modernizimin e ushtrisë ruse përparësi për vendin. Po sot, udhëheqësi separatist, pro rus i Osetisë Jugore, tha se rajoni i Gjeorgjisë nuk do të kërkojë të bëhet pjesë e Rusisë, megjithë njoftimet e mëparshme që e theksojnë një fakt të tillë. //kk//

XS
SM
MD
LG