Lidhje

Lavrov rithekson kundërshtimin rus ndaj sistemit të raketave


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ritheksoi kundërshtimin e Moskës për dislokimin e sistemit amerikan të raketave në Poloni.

Zoti Lavrov foli sot në Varshavë pas bisedimeve me kryeministrin polak Donald Tusk. Ministri i jashtëm rus tha se Moska nuk sheh kërcënim nga vetë Polonia, por shtoi se qeveria e tij sheh një rrezik të madh sigurie në planin amerikan për të ashtuquajturën mburojë të raketave.

Homologu i tij polak, Radek Sikorski bëri thirrje për masa që do të ndërtojnë besimin dhe shfaqi shpresën se shqetësimet e Rusisë do të pakësohen me kalimin e kohës.

Po sot, në intervistën për një gazetë polake, zoti Lavrov tha se Polonia mund të mos jetë e vetëdijshme për pasojat që do të ketë miratimi i sistemit mbrojtës nga raketat. Rusia ka bërë një seri paralajmërimesh se nuk do të tolerojë prani tjetër ushtarake të Perëndimit pranë kufijve të saj.

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të dislokojnë 10 interceptorë në tokën polake dhe radarë vëzhgimi në Çeki.//lk

XS
SM
MD
LG