Lidhje

Irak: Vriten 25 vetë në një sulm me bombë në Duxhail


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur në një sulm me makinë bombë në stacion policie në veri të Bagdadit.

Sulmi i sotëm ndodhi në qytetin shiit të Duxhailit në provincën Salahudin.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane thotë se forcat irakiane dhe ato të koalicionit vranë dy terroristë dhe ndaluan 13 të dyshuar gjatë operacioneve që kishin në shënjestër al-Kaidën në Irak.//lk

XS
SM
MD
LG