Lidhje

Xhon Mekein dhe Barak Obama shënuan sëbashku dje 7-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001


Kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekein dhe Barak Obama, lanë mënjanë fushatat partiake dje për të shënuar 7-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Rivalët për postin e presidentit amerikan u paraqitën dy herë sëbashku në publik në Nju Jork. Ata u paraqitën për herë të parë sëbashku në Kuotën Zero, ku ngriheshin dikur Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Kandidatët shprehën respektin e tyre për punonjësit e ndihmës së emergjente dhe të afërmit e viktimave dhe vunë lule në një shtrat reflektues ujor.

Më vonë dje, të dy kandidatët morën pjesë në një forum jo-partiak, dhe u pyetën veçazi për ngjarjet e 11 shtatorit dhe rëndësinë e shërbimit për vendin.

Senatori Mekein tha se do të shpenzonte me kënaqësi për programe të shërbimit qeveritar, por kjo nuk do të ishte përparësia e tij kryesore. Ai tha se vullnetarizmi nuk është domosdoshmërisht i drejtuar nga qeveria dhe në rastet më të shumta puna mund të bëhet më mirë nga organizata të tjera të inkurajuara nga qeveria.

Senatori Obama shprehu besimin se qeveria duhet të shtojë mundësitë për shërbime. Ai tha se disa nga këto mund të kërkojnë fonde, por edhe një president që t’i frymëzojë njerëzit të angazhohen. //iç//

XS
SM
MD
LG