Lidhje

Shefer në Gjeorgji: Dyert e NATO-s janë të hapura


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer tha se rruga për pranimin e Gjerogjisë në radhët e Aleancës është e hapur, megjithë kundërshtimin e Rusisë. Ai e bëri këtë koment sot, gjatë një vizite në Tbilisi.

Zoti Shefer tha se NATO-ja do të vazhdojë të zgjerohet me anëtarë të rinj. Shefi i NATO-s shkoi dje në Gjeorgji, me një delegacion të ambasadorëve nga 26 vendet anëtare të NATO-s. Ai i bëri thirrje Rusisë të veprojë sipas planit të paqes për Gjeorgjinë, të ndërmjetësuar nga evropianët dhe e akuzoi Moskën se ka përdorur “forcë pa dallim”, me ndërhyrjen muajin e kaluar në Gjeorgji. Por zoti Shefer nuk tha, në se Aleanca do ta pranojë Gjeorgjinë në radhët e veta në takimin e dhjetorit.

Presidenti gjeorgjian Mihail Sakashvili tha dje se vizita e delegacionit të NATO-s tregon se vendi i tij nuk është i vetëm.//lk

XS
SM
MD
LG