Lidhje

Kredi prej 85 miliardë dollarësh për të shpëtuar firmën AIG


Qeveria amerikane ka rënë dakord të ofrojë një kredi emergjence prej 85 miliardë dollarësh për të shpëtuar nga falimentimi firmën më të madhe të sigurimeve, American International Group.

Banka Qendrore e autorizoi akordimin e kredisë mbrëmë, me mbështetjen e Departamentit të Thesarit. Banka Qendrore tha se kishte arritur në përfundimin se një dështim i pakontrolluar i kësaj firme do të acaronte edhe më tej tregjet e tronditura financiare.

Ai tha se qeveria amerikane do të marrë përsipër kontrollin e 79 presje 9 për qind të aksioneve të gjigandit të sigurimeve.

Firma American International Group, ose AIG ishte në prag të falimentimit si rezultat i humbjeve kolosale në tregun e shtëpive. Në fillim të javës kriza në tregun e kredive bëri që banka e fuqishme e investimeve, Lehman Brothers, të paraqiste dokumentacionin për falimentim. Nëse qeveria nuk do të ishte angazhuar në ndihmë të firmës AIG, edhe ajo do të ishte detyruar të ndiqte të njëjtin shembull.

Bankat Qendrore në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara derdhën dje miliarda dollarë në tregjet financiare në përpjekje për të mos lejuar keqësimin e krizës financiare. //ad//

XS
SM
MD
LG