Lidhje

Orët zvicerane, gjithmonë të kërkuara


Orët zvicerane njihen për reputacionin e tyre në mbarë botën, si ora luksoze dhe të kushtueshme. Për këtë arsye, në kushtet e luhatjeve të ndjeshme në tregjet financiare globale, mund të pritej që kjo industri të ndeshej me probleme. Por kjo nuk po ndodh.

Industria e orëve zvicerane nuk po vuan nga mungesa e kërkesës, përkundrazi problemi i saj është suksesi, apo ruajtja e cilësisë së prodhimit. Kjo ndodh për shkak të mungesës së teknikëve të kualifikuar për prodhimin e orëve të cilësisë së lartë, për të cilat është shtuar së tepërmi kërkesa në treg.

Pas një rënjeje të ndjeshme në vitet ’70, në konkurencë me orët me kuarc të prodhimit japonez, kur industria e prodhimit të orëve zvicerane shkurtoi 15 për qind të forcës prodhuese, sot kjo industri ka të punësuar 40 mijë teknikë profesionistë. Federata e Industrisë së Orëve zvicerane thotë se gjatë viteve të ardhshme, duhet ta shtojë me 18 për qind numrin e punonjësve të kualifikuar, të cilët ndjekin kurse të posaçme në qytetin e Bernës.

Duket që klientët e orëve zvicerane janë të përgatitur të paguajnë shuma të mëdha parash për një orë speciale...//lk

XS
SM
MD
LG