Lidhje

Francë: Gjendet një partiturë e Moxartit


Autoritetet në Francë konfirmuan se një partiturë e vogël muzikore e gjetur në një bibliotekë, është vepër e kompozitorit të famshëm të shekullit të 18-të, Volfang Amadeus Moxart.

Studjuesit në Fondacionin Ndërkombëtar Moxarteum në Salcburg të Austrisë i filluan vitin e kaluar kërkimet për gjetjen e autenticitetit të partiturës një faqëshe. Kompozimi i panjohur më parë, u gjet në një bibliotekë në Francën Perëndimore, ndërsa punonjësit e bibliotekës kërkonin nëpër arkiva.

Ekspertët thonë se zbulimi ishte pjesë e koleksionit të shekullit të 19-të të francezit Pier Antuan Labushëro, i cili ja dhuroi atë qytetit Nante.

Pritet që në Paris të bëhet një njoftim zyrtar për këtë zbulim.

Agjencia Associated Press citon studjuesit austriakë të kenë thënë, se faktet rrethanore, mes tyre edhe lloji i letrës së përdorur, tregojnë se muzika ishte shkruar para vitit 1787. Moxarti vdiq në vitin 1791.

XS
SM
MD
LG