Lidhje

Alitalia drejt falimentimit


Investitorët, që kishin propozuar blerjen e shoqërisë ajrore Alitalia, e cila ndodhet në vështirësi, e tërhoqën propozimin e tyre.

Tërheqja mund ta çojë Alitalian drejt falimentimit. Investitorët u tërhoqën pasi sindikata nuk pranoi ofertën, nga e cila do të kishte çuar në pakësimin e mijëra vendeve të punës. Ministri italian i punës i kishte paralajmëruar sindikatat se Alitalia është në gjendje të rëndë.

Kryeministri Silvio Berluskoni e cilësoi gjendjen dramatike dhe tha se kjo kompani ajrore mund të jetë në prag të humnerës. Ai e kishte bërë përparësi kursimin e Ilitalias, madje paralajmëroi se në se Alitalia falimenton 20 mijë vetë do të humbasin vendet e punës. 4 prej 9 sindikatave që përfaqësojnë punonjësit e Alitalias e kishin miratuar planin për blerjen e kompanisë, por pilotët dhe stjuardesat e kishin kundërshtuar atë. //rd//

XS
SM
MD
LG