Lidhje

Zgjerohen hetimet për korrupsion në Kroaci


Zyrtarë kroatë emëruan një shef të ri policie për Zagrebin, pas një sulmi në mes të ditës kundër zyrtarit të lartë të një kompanie ndërtimi.

Në fillim të këtij viti, persona të panjohur sulmuan një gazetar dhe një zyrtar tjetër kompanie ndërtimi. Të dy këta persona kishin bërë publike veprimari korrupsioni në administratën e qytetit të Zagrebit.

Sot, prokurorët kroatë filluan gjithashtu një hetim në shkallë të gjerë në lidhje me njoftimet se petagogët në Universitetin e Zagrebit kanë pranuar ryshfete nga studentët për të kaluar provimet dhe nga të tjerë që kërkojnë të pranohen në universitet.


Sot në mëngjes, policia kontrolloi disa universitete, duke konfiskuar dokumente dhe duke pyetur petagogët në lidhje më këto njoftime. Kryeprokurori i vendit tha se 21 petagogë dhe më shumë se 60 të tjerë, shumica studentë janë nën hetime. //rd//

XS
SM
MD
LG