Lidhje

Zardari: Nuk do të lejoj sulme antiterroriste nga Pakistani


Presidenti i ri i Pakistanit thotë se nuk do të lejojë që territori i vendit të tij të cënohet nga fuqi të huaja në emër të luftës kundër terrorizmit.

Në fjalimin e tij të parë para parlamentit, Presidenti Asif Ali Zardari foli sot për debatet e ndezura në Pakistan lidhur me një seri sulmesh me raketa dhe një sulm tokësor që mendohet se u ndërmorën nga ushtria amerikane kundër ekstremistëve në pjesën veri-perëndimore të vendit.

Zoti Zardari tha se vendi i tij nuk do të lejonte që sulme terroriste të ndërmerreshin nga toka pakistaneze kundër vendeve të tjera.

Në fjalimin e tij, Presidenti, i cili kryeson Partinë e Popullit Pakistanez, parashtroi strategjinë e qeverisë së tij kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Plani përfshin marrëveshje paqeje me grupe që deklarojnë se heqin dorë nga dhuna, si dhe ndihma për zhvillimin e rajoneve fisnore. Plani thekson se përdorimi i forcës do të jetë alternativa e fundit kundër ekstremistëve.//lk

XS
SM
MD
LG