Lidhje

Mjekët pa Kufi: Ekzistojnë probleme në ushqyerjen e fëmijëve


Një organizatë ndërkombëtare ndihmash thotë se programi i tanishëm për ushqimin nuk trajton siç duhet kequshqyerjen në fëmijëri, veçanërisht në rajonet që ndodhen në vështirësi të mëdha, si Azia Juglindore, Saheli dhe Briri i Afrikës.

Organizata e ndihmës shëndetësore, Mjekët pa Kufi thotë se pavarësisht përpjekjeve globale që përfshijnë miliarda dollarë ndihmash në formën e artikujve ushqimorë, problemet e cilësisë së dietës së fëmijëve nuk po trajtohen siç duhet.

Këshilltarja e kësaj organizate, Suzan Shepërd, thotë se kequshqimi tepër i theksuar shkakton vdekjen çdo vit të rreth 5 milion fëmijëve dhe për shumë të tjerë komplikacione të përjetëshme. Ajo thotë se në botë ka rreth 20 milion fëmijë në kushte të tepër të rënda për ushqim dhe rreth 40-50 milion të tjerë janë pranë një situate të tillë.

Dr. Shepërd thotë se kjo është e papranueshme, veçanërisht kur mbrojtësit e shëndetit e dinë problemin dhe zgjidhjen.

"Ndihmat ndërkombëtare ushqimore, ku përfshihen edhe ato të dërguara nga Shtetet e Bashkuara, nuk përmbajnë asgjë të destinuar për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Foshnjat kudo që ndodhen kanë nevojë për të njëjtën sasi energjish, ushqim të pasur në vlera ushqimore për të qenë të shëndetshëm dhe për t'u rritur." - tha ai

Por ndodh e kundërta. Ekspertët e ushqimit thonë se ndihmat e tanishme ushqimore për fëmijët përgjithësisht përfshijnë misër, grurë ose miell tërshëre, përbërës që faktikisht mund të frenojnë absorbimin e mineraleve kryesore, si zinku, dhe nuk kanë përbërës të produkteve blegtorale.

Dr. Ron Ualdmën, i Universitetit të Kolumbias në Nju Jork, thotë se vitet e fundit janë bërë ndryshime të mëdha mbi produktet që luftojnë kequshqimin e theksuar. Një nga këto është qumështi i pasuruar, kremi i kikirikut që ndoshta në vende se Çadi, Nigeria dhe Bangladeshi, përdoret më pak.

Dr. Ualmën gjithashtu bashkëpunon me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ose USAID. Ai thotë se komuniteti botëror duhet të bëjë më shumë dhe duhet të veprojë në mënyrë që t'i shërbejë fëmijëve dhe jo qeverive apo korporatave.

"Ekziston një problem që për një kohë të gjatë është nënvfleftësuar së tepërmi, veçanërisht sot që kemi shumë mundësi të reja tepër efikase. Ne shpesh kemi vepruar duke parë interesin tonë në vend që të shohin interesin e këtyre njerëzve që janë midis më të varfërve dhe më të pëambrojturit në botë." - thotë ai

Në konferencën e fundit në Nju Jork, ekspertë të Universitetit të Kolumbias dhe përfaqësues të organizatës Mjekët pa Kufi, diskutuan mbi rrugët për të luftuar krizat e keqtrajtimit ushqimor të fëmijëve.

Dr. Budima Lakugi thotë se kjo është krysisht një krizë padukshme sepse shumica e fëmijëve të kequshqyer jetojnë në vendet më të varfëra dhe më të neglizhuara të botës.

Menaxheri i fushatës mjekësore të organizatës të Mjekët pa Kufij, thotë se gjendja në "këto vende të rëndësishme të kequshyera" do të vazhdojë të rëndohet në qoftë se komuniteti botëror nuk i kushton vëmendje problemit të cilësisë së të ushqyerit.

Doktor Lakugi thotë se për sa kohë që ndihmat ushqimore për fëmijët e vegjël udhëhiqen nga ideja se sasia është më e rëndësishme se cilësia, sëmundjet kronike, sezonale dhe komplikacionet nga të kequshqyerit do të jenë të shumta.

"Në fund të fundit, nënat më të varfëra në botë nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqime për të cilat fëmijët e tyre kanë nevojë në qoftë se bashkësia kombëtare dhe ndërkombëtare nuk siguron kujdes dhe mbrojtje për këta fëmijë." - tha doktor Lakugi

Dr. Lakugi thotë se strategjitë duhet të zbatohen në kushtet lokale, por komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë vullnetin për ta zgjidhur problemin. Dhe aq më tepër, komuniteti ndërkombëtar ka një aftësi që i mungon fëmijëve, mundësinë për të ngritur zërin.

Ai sjell SIDA-s si një shembull ku protestat dhe ndërgjegjësimi i publikut sollën përparime të mëdha për vënien nën kontroll të një krize serioze.

Mjekët janë të një mendimi se ekzistojnë mënyra të shumta për të shmangur kequshqimin, por duhet të ketë dëshirë politike dhe një angazhim për të vepruar. Nëse askush nuk e ngre zërin në mbështetje të fëmijëve që vuajnë, mjekët thonë se mosveprimi mund të jetë tepër i kushtueshëm. //mm//

XS
SM
MD
LG