Lidhje

Seanca e 63-të plenare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së


Udhëheqësit botërore po mblidhen në Nju Jork për sesion e 63-të plenar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme u hap zyrtarisht këtë javë, kur diplomatët u mblodhën për të diskutuar çështjet administrative dhe për të përcaktuar rendin e ditës.

Java e ardhshme pritet të tërheqë më shumë vëmendje, kur krerët e vendeve anëtare të marrin fjalën para Asamblesë. Këto fjalime fillojnë të martën, kur ndër të tjerët do të marrë fjalën edhe Presidenti Xhorxh Bush dhe Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Ndër çështjet që do të diskutohen në këtë sesion, Organizata botërore do të marrë në shqyrtim edhe kërkesën e Serbisë që pavarësia e Kosovës të dalë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Migel D’Eskoto Brokman thotë se do të punojë për miratimin e një numër reformash në Kombet e Bashkuara. //bsa//

XS
SM
MD
LG