Lidhje

Finlandë: 11 të vdekur në një shkollë profesionale


Në Finlandë, të paktën 11 veta u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot, kur një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë profesionale. Ky incident ndodhi në qytetin Kohajoki, rreth 300 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Helsinki.

Policia tha se vrasësi, një student 20 vjeçar në atë shkollë, është mes të vrarëve. Autoritetet thanë se ai vdiq disa orë pasi plagosi veten. Ata thonë se kishin folur me të dje, pasi panë një video që ai e kishte publikuar në internet, në YouTube, ku ai paraqitej i veshur me të zeza, duke qëlluar me një revole.

Ky incident me dhunë ndodh rreth një vit, pasi një student tjetër nga Finlanda, i quajtur Peka Eric Ovinen, vrau 8 nxënës shkolle, dhe pastaj edhe veten.

XS
SM
MD
LG