Lidhje

Jeremiç: Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Osetisë Jugore dhe Abkazisë


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se vendi i tij nuk do të ndjekë shembullin e Rusisë për të njohur si të pavarura rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore dhe Abkazinë.

Ministri Jeremiç tha për një gazetë të Vjenës sot se njohja e pavarësisë së këtyre dy rajoneve nuk do të ishte në përputhje me politikën e Serbisë.

Zoti Jeremiç përsëriti mirënjohjen e vendit të tij për kundërshtimin nga ana e Moskës të pavarësisë së Kosovës, por ai theksoi se Serbia nuk është pjesë e politikës ruse, siç u shpreh ai, dhe duhet të veprojë sipas interesave të saj. (ze)

XS
SM
MD
LG