Lidhje

Google nxjerr telefonin e ri G-1


Kompania Google, që e filloi punën me organizimin e një numri të pafund informacionesh në internet, tani është bërë një nga faqet më të përdorura të kërkimit në internet.

Por kjo kompani po e zgjeron tani tregun e saj, duke furnizuar me programe kompaninë e telefonave celularë, T-Mobile. Është fjala për telefonin G-1, që është ekuivalent me telefonin I-Phone të kompanisë Apple.

Telegoni Google është pak më i lirë se ai i Applit, ai kushton 179 dollarë, krahasuar me 200 dollarë që kushton I-Phone. Edhe G-1 ofron kontrata dy-vjeçare dhe përfshin shërbime, si harta, G-mail, You Tube dhe natyrisht, edhe lojëra elektronike, muzikë dhe internet, kur je në lëvizje.

Analistët e ekonomisë thonë se pritet që këtë vit në Shtetet e Bashkuara të shiten 400 mijë telefona G-1, por kjo do të varet, natyrisht tek suksesi i tyre. Telefonët e kompanisë Google G-1 dalin në treg në Shtetet e Bashkuara më 22 tetor, në Britani në muajin nëntor dhe në vendet e tjera evropiane, në tremujorin e pare të 2009-ës.//ii

XS
SM
MD
LG