Lidhje

Vëzhguesit e BE-së mbërrijnë në Gjeorgji


Rreth 70 vëzhgues të Bashkimit Europian mbërritën në Gjeorgji në një mision që ka për qëllim të zbusë tensionet në vendin kaukazian të sapo dalë nga lufta.

Ata janë kontigjenti i parë i një force të pritshme të paarmatosur prej 300 pjestarësh të Bashkimit Europian që do të dërgohet në Gjeorgji si pjesë e një marrëveshjeje për paqe mes Rusisë dhe ish-republikës sovietike të Gjeorgjisë, e cila pason konfliktin luftarak mes tyre rreth rajoneve seperatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Zyrtarë të Bashkimit Europianë thonë se 22 vende pritet që të marrin pjesë në këtë forcë, e cila në pjesën dërrmuese do të përbëhet nga policë dhe zyrtarë të sigurisë. Vëzhguesit do të jenë dislokuar plotësisht në Gjeorgji deri më 1 tetor.

Ndërkohë, kritikat po shtohen në lidhje me planin e presidentit të Gjeorgjisë Sakashvili, për reformën politike.//rd//

XS
SM
MD
LG