Lidhje

Udhëheqësit në OKB, thirrje për përgjigje ndërkombëtare ndaj krizave globale


Udhëheqësit botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork bënë thirrje për një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizave të pashembullta globale, përfshirë trazirat në tregjet financiare, ngritjen e çmimeve të ushqimeve dhe naftës, si edhe ngrohjen globale.

Sot, në ditën e katërt të fjalimeve në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri britanik Gordon Brown tha se probleme botërore nuk mund të zgjidhen nëse vendet nuk veprojnë së bashku.

Zoti Brown bëri thirrje për ndërhyrje urgjente për stabilizimin e tregjeve financiare të botës dhe për organizma të reja ndërkombëtare për të mbikqyrur tregjet në të ardhmen.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas tha sot në Asamble se është i angazhuar për paqe me Izraelin, por paralajmëroi se zgjidhje të pjesshme ose kalimtare do ta minonin procesin e paqes.

Zoti Abbas tha se një marrëveshje paqeje duhet të parashikojë një zgjidhje të drejtë të statusit të refugjatëve palestinezë dhe një shtet palestinez në krah të Izraelit, sipas kufijve të vitit 1967. //rd//

XS
SM
MD
LG