Lidhje

Obama, Mekejn mbështesin planin financiar të qeverisë


Të dy kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, republikani Xhon Mekein dhe demokrati Barak Obama, deklaruan një mbështetje të vazhdueshme për planin qeveritar që synon marrjen nën kontroll të kompanive private financiare.

Dy kandidatët e vlerësuan të dielën propozimin e planit prej 700 miliard dollarësh për përfshirjen e një organizmi të pavarur mbikqyrës dhe për mbrojtjen e taksapaguesve amerikanë.

Zoti Mekein tha në rrjetin televiziv ABC se ai do ta mbështesë marrëveshjen,ndërsa Obama tha në stacionin CBS se ai është i prirur për të mbështetur planin.

Zoti Mekein tha se ai ka në plan që t’i rikthehet plotësisht fushatës këtë javë, mbasi kaloi disa ditë në Uashington për negociatat mbi planin financiar të propozuar nga qeveria. Ai ka planifikuar një takim elektoral për të hënën në shtetin e Ohajos.

Senatori Obama e ka vazhduar fushatën me ndalesa në Karolinën e veriut, në Miçigan dhe n në Kolorado. //mm//

XS
SM
MD
LG