Lidhje

Bien çmimet e naftës për shkak të krizës financiare


Çmimet e naftës kanë vazhduar të bien për shkak të frikës se kriza financiare po përhapet e mund të dëmtojë edhe më tej ekonominë globale.

Çmimi i naftës së papërpunuar ra më shumë se 8 dollarë duke shkuar nën 100 dollarë në tregun e aksioneve sot në Nju Jork.

Disa investitorë thonë se janë të shqetësuar për planin qeveritar amerikan prej 700 miliardë dollarësh që synon të shpëtojë institucionet financiare në krizë.


Ata thonë se edhe nëse plani parandalon një shkatërrim të plotë të sistemit financiar amerikan, ai mund të mos i japë ekonomisë nxitjen e mjaftueshme për të rritur kërkesën për naftë.

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën çmimin e lartë rekord prej 147 dollarësh për fuçi në korrik, por që atëherë kanë rënë me rreth një të tretën.

//rd//

XS
SM
MD
LG