Lidhje

Presidenti serb thotë se ndarja e Kosoves mbetet një mundësi


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç thotë se do të shqyrtojë mundësinë e ndarjes së Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve.

Zoti Tadiç dha mbrëmë një intervistë në televizion, ku u shpreh se do të shikonte mundësinë e ndarjes së Kosovës vetëm si zgjidhjen e fundit, në se Serbia nuk do të mund ta mbajë Kosovën si pjesë e saj.

Ai tha se çdo zgjidhje do të sihte më e mirë, se sa një situatë, kur njëra palë humbet gjithshka. Edhe pse Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt dhe u njoh menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe 46 vende të tjera, Serbia e mbështetur nga Rusia, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të territorit të vet.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet ta debatojë më 6 tetor kërkesën e Serbisë për dërgimin e çështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.//lk

XS
SM
MD
LG