Lidhje

Itali: Arrestohen dhjetra të dyshuar si mafiozë pranë Napolit


Policia italiane arrestoi dhjetra persona të dyshuar si mafiozë, në kuadër të një operacioni pas vrasjes këtë javë të 6 emigratëve afrikanë afër Napolit.

Rreth 29 anëtarë të grupit mafioz Kamorra u arestuan gjatë bastisjeve të sotme në zonat për rreth Napolit dhe Kazertës. Mes të arrestuarve përfshihen tre vetë të akuzuar për vrasje si dhe bashkëshortja e një kryemafiozi të burgosur.

Ata akuzohen veç të tjerash për vrasje, marrje parash me forcë e mashtrime dhe për pjesmarrje në grupe kriminale.

Policia sekuestroi prej tyre pasuri e prona me vlerë prej 140 milionë dollarësh.
Ministri i brendshëm italian Roberto Maroni e cilësoi operacionin policor të suksesshëm dhe si një goditje të rëndë në luftën ndaj Kamorrës.

Autoritetet e shohin vrasjen e emigrantëve nga Gana, Togo e Liberia si një përpjekje të Kamorrës për të shkurajuar konkurencën në tregëtinë e drogës.//lk

XS
SM
MD
LG