Lidhje

Kriza financiare i shtyn evropianët për rregulla më të forta bankare


Kriza financiare globale po i shtyn zyrtarët francezë, britanikë, gjermanë dhe italianë të mblidhen të shtunën për bisedime.

Pritet që ata të kërkojnë rrugë më të efektëshme dhe të korrdinuara për t’ju përgjigjur valës së investimeve të këqia dhe problemeve të tjera të cilat kërcënojnë të paralizojnë ekonominë.

Ndërkohë, kreu i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillimin ekonomik në Europë tha se evropianët, ndoshta duhet të shikojnë mundësinë për një plan shpëtimi të ngjashëm me atë që po debatohet në Kongresin amerikan.

Zyrtarë të BE-së po propozojnë ndërkaq rregulla më të forta ndaj bankave për përmirësimin e disa praktikave që kanë shkaktuar krizën aktuale financiare. Komisioni Evropian sot paraqiti një seri propozimesh që do të kufizonin sasinë e parave që një bankë mund t’u japë hua kredimarrësve dhe do të kërkonin që bankat të kenë më tepër fonde për mbulimin e humbjeve të mundshme.

Propozimi po ashtu, kërkon që bankat t’u japin rregullatorëve qeveritarë informacione më të sakta lidhur me aktivitetet financiare. Komisioneri evropian për tregjet e brendshme Çarli Mekrivi tha se propozimet e reja nuk do ta zgjidhin krizën financiare, por do të krijonin më tepër besim tek investitorët.//lk

XS
SM
MD
LG