Lidhje

Presidenti Bush thotë se kriza financiare do të lehtësohet


Shumë amerikanë janë të shqetësuar për gjendjen e ekonomisë amerikane dhe të ardhmen e tyre financiare, megjithatë presidenti Bush thotë se kriza financiare do të lehtësohet.

Presidenti u përpoq t’i siguronte amerikanët gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio të shtunën, duke e quajtur planin 700 miliard të ndihmës financiare si zgjedhjen e drejtë.

Presidenti Xhorxh Bush nënshkroi në ligj planin historik të premten, megjithatë, ai paralajmëroi se jo të gjitha masat e përfshira në këtë paketë do të kenë ndikim të menjëhershëm.

Ligji autorizon qeverinë të blejë investimet e këqia të kompanive financiare me qëllim që të rivendoset besimi i kreditorëve dhe investitorëve në sistemin financiar dhe të rigjallërohet rritja ekonomike.

Por megjithëse presidenti Bush i lavdëroi ligjvënësit për bashkëpunimin mbi planin duke lënë mënjanë ndarjet partiake, demokratët e shfrytëzuan fjalimin e tyre në radio sot për të kritikuar politikat ekonomike të të emëruarit republikan për president Xhon Mekejn. //bsa//

XS
SM
MD
LG