Lidhje

Pritet votimi i planit të shpëtimit financiar në Dhomën e Përfaqësuesve


Sot Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për planin e miratuar nga Senati amerikan për nxjerrjen e financave nga kriza. Korrespondenti ynë, VOA's Dan Robinson, na informon nga Kongresi se udhëheqësit e të dy partive po punojnë me këmbëngulje për të siguruar miratimin e planit.

Udhëheqësit e të dy partive po punojnë që të arrijnë me çdo kusht miratimin e planit, pasi në votimin e të hënës plani nuk u miratua për një mungesë të vogël votash. Mosmiratimi i planit shkaktoi rënin më të madhe në bursën amerikane brenda një ditë, gjë që i bëri udhëheqësit e Senatit të vepronin.

Me 74 vota pro dhe 25 kundër, Senati miratoi verionin e ndryshuar të planit të mërkurën, duke shtuar klauzoala me shpresën për t'i bindur kundërshtatër e tij në Dhomën e Përfaqësuesve që të votojnë pro.

Kryetaja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, tha se shkurtimi i taksave dhe klauzola të tjera që shtoi Senati, nuk e ndryshojmë misionin kryesor të planit.

"Kongresi duhet të veprojë, ne duhet t'u dërgojmë tregjeve mesazhin e besimit, ndërkohë që mbrojmë edhe taksapaguesit".

Ndërkohë, Presidenti Bush u takua në Shtëpinë e Bardhë me pronarë biznesesh të vogla nga zonat verilindore të Shteteve të Bashkuara dhe u theksoi atyre rëndësinë që ka miratimi i këtij plani nga Dhoma e Përfaqësuesve.

"Projekt-ligji që i paraqitet për votim Dhomës së Përfaqësuesve, është më i miri që ka shansin të krijojë kredi rjedhëse, kredi bankare dhe fonde, në mënyrë të bizneset e vogla dhe të mesme të funksionojnë".

Në formën e tanishme, mjaft i zgjeruar në krahasim me propozimin fillestar të administatës Bush, projektligji parashikon 700 miliardë dollarë që qeveria do t'i shfrytëzojë për të blerë huatë e pashlyera e me këste të pagaguara, si dhe aksione të shfleftësuara ndjeshëm të institucioneve huadhënëse.

Dje udhëheqësit demokratë dhe republikanë thanë se secila palë duhet të bindë anëtarët e vet që të votojnë pro planit të shpëtimit financiar.

Presidenti Bush dhe zyrtarët e administratës iu shtuan kësaj përpjekjeje duke u telefonuar ligjbënësve gjatë gjithë ditës.

Një grup republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve mbajti një konferencë shtypi jashtë Kapitolit për të shprehur kundërshtimin për shtojcat e ligjit. Mes tyre ishin edhe 20 ligjvënësit që votuan kundër planit të hënën.

Në një nga shtojcat e propozuara, ata do të hiqnin shpenzimet që nuk kanë të bëjnë me krizën, të cilat Senati i përfshiu në projet-plan, si dhe kufizimin në 250 miliardë dollarë të shumës që Kongresi do të miratojë fillimisht për blerjen e aksioneve.

Kongresisti nga Alabama Spenser Bakus sugjeroi se amendamenti i tyre do të fitojë mbështetje në Kongres nëpërmejt diskutimeve të planifikuara për javët e ardhëshme dhe ligjvënësit do të mblidhen përsëri në nëntor për t'i shqyrtuar masat.

Dhoma e Përfaqësuesve mblidhet pas disa orërsh, por ende nuk dihet se kur do ta marri në shqurtim planin.

Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Steni Hojer u tha gazetarëve dje se demokratët duhet të sigurohen se kanë votat e mjaftueshme para hedhjes të projekt-ligjit të shpërtimit financiar në votë. //iç//

XS
SM
MD
LG