Lidhje

15 ushtarë turq të vrarë nga kryengritësit kurdë


Ushtria turke thotë se 15 ushtarë të saj u vranë në Turqinë juglindore, në sulmin më të përgjakshëm të kryer muajt e fundit nga kryengritësit kurdë.

Ushtria tha se nga sulmi i së premtes ndaj një reparti ushtarak pranë qytetit Semdinli, jo larg kufirit irakian, figurojnë edhe 2 ushtarë të zhdukur dhe 20 të tjerë janë plagosur. Media turke bën të ditur se sulmi zgjati disa orë mes trupave të ushtrisë dhe kryengritësve të pajisur me armatime të rënda.

Të paktën 23 anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, u vranë në luftime.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdohan dhe Presidenti Abdullah Gul u zotuan t'i japin një përgjigje të vendosur sulmit. Zoti Erdohan tha se do ta ndërpresë vizitën e tij zyrtare në Turkmenistan, si rezultat i incidentit. Iraku, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin. //bsa//

XS
SM
MD
LG