Lidhje

Ekonomitë e mëdha evropiane dakord në ndihmë të sektorit bankar


Udhëheqësit e ekonomive kryesore të Europës kanë premtuar se do të bëjnë të pamundurën për të parandaluar një krizë të rëndë ekonomike në Evropë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Liza Brajant sjell më shumë hollësi mbi takimin e nivelit të lartë që u mbajt dje në Paris.

Udhëheqës të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe ranë dakord dje të nënshkruajnë një pakt zyrtar në mbështetje të sektorëve të tyre financare që po preken nga kriza financiare ndërkombëtare.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi vendi i të cilit aktualisht drejton Bashkimin Evropian dhe që organizoi takimin theksoi pikat e ndryshme mbi të cilat ranë dakord organizatorët.

Zoti Sarkozi tha se katër vendet do të bashkërendojnë veprimet me shtetet e tjera në lidhje me krizën dhe se do t'u kërkojnë entiteteve rregullatorë evropiane të jenë elastikë kundrejt bizneseve. Por siç tha ai, katër shtetet po kështu ranë dakord që drejtuesit e bizneseve të mbajnë përgjegjësinë e tyre për krizën. Qeveritë e katër shteteve evropiane po kështu i bënë thirrje udhëheqësve botërore të mbajnë një takim sa më shpejt që të jetë e mundur për t'u përballur me krizën financiare që po prek të gjithë botën.

Kryeministri britanik Gordon Brown tha se udhëheqësit e BE-së ranë dakord të japin rreth 44 milardë dollarë në ndihmë të bizneseve të vogla. Në lidhje me bankat ai foli me nota sigurie.

"Ashtu siç po veprojnë bankat tona qendore, duhet të sigurohet likuiditet në mënyrë që në treg të ketë siguri dhe stabilitet. Ne ramë dakord që duhet të bëjmë më shumë për të bashkërenduar veprimet tona në këtë kohë krize për hir të stabilitetit financiar".

Në këtë takim morën pjesë edhe Shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Kryeministri i Luksemburgut që drejton grupin e Eurozonës, si dhe kryetari i Komisionit Evropian. //iç//

XS
SM
MD
LG