Lidhje

Përpunimi i diamantëve: Shumica e tyre pastrohen në Indi


Qoftë i gjetur në Tokë, në det, apo në shtratin e një lumi, një guri të çmuar shpesh i duhet të udhëtojë mespërmes kontinenteve, për të shkuar në punishtet e punimit të gurëve të çmuar, si për shembull në Indi, ku ka shumë prej tyre. Megjithatë, qyteti Antuerp i Belgjikës vazhdon të jetë mbreti i tregtisë së diamandeve. Në Indi dhe Belgjikë të marra së bashku, më tepër se një milionë njerëz janë të punësuar pikërisht në punishtet e përpunimit të diamanteve dhe në tregtinë e tyre.

Mumbai i Indisë është pjesë e distriktit të diamanteve dhe kompania Shrenuj është njëra prej punishteve që merret me këtë biznes.

Këtu gurët e çmuar i sjellin për t'i prerë dhe për t'i pastruar. Shumica e dimanteve të botës, pjesa më e madhe e tyre me përmasa të vogla, pastrohen në Indi, në qytetet Mumbai, Gujarat, Jaipur.

Gurët inspektohen me kujdes dhe seleksionohen sipas ngjyrës. Ato kontrollohen për ngjyrën, duke u zmadhuar me lupë, për të përcaktuar me saktësi vendin se ku do të priten. Diamantet janë materiali më i fortë i botës dhe ato mund të priten vetëm me një diamant tjetër. Por përsëri, ky është një veprim me shumë precizion dhe një lëvizje e gabuar, mund ta dëmtojë plotësisht gurin e çmuar.

Sanjay Kambne ka vite me radhë që bën këtë punë.

Këta janë gurë shumë të çmuar, prandaj duhet të punojmë me kujdes...

Inxhinerja elektronike Jayshri Bajaj thotë se kur mbajti për herë të parë një dimand në dorë, ndjeu frikë...

Bajaj punon me pajisjet që presin dimantet. Ajo thotë, se ashtu sikurse për miliona indianë që punojnë me dimante, kjo është një punë me të cilën ajo mban familjen.

Sanjay Kothari, Drejtoreshë e Këshillit të Eksportit të gurëve të çmuar të Indisë thotë se punimi i gurëve të çmuar dhe bizhuterive është një traditë shumëshekullore e Indisë, duke filluar nga shekujt e 16, 17 dhe 18. Pastaj, shton ajo, biznesi u rigjallërua në vitet '50 dhe '60 të shekullit të kaluar.

Megjithëse tek ne nuk ka gurë të çmuar, ata i sjellin nga jashtë për t'u përpunuar këtu... Vitin e kaluar eksporti i tyre arriti vlerën prej 20 miliardë dollarëve, - thotë ajo.

Tani biznesi i punimit të gurëve të çmuar po shënon çdo vit një rritje prej 15 deri në 20 për qind.

Qyteti Antuerp i Belgjikës prej vitesh ka qenë sinonim me dimantet dhe deri më sot, ai është qyteti i botës me qendrën më të madhe të tregtisë së diamanteve.

Philip Claes është Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Antuerp të Dimanteve.

80 për qind e të gjitha diamanteve të papërpunuar qarkullojnë në Antwerp dhe po ashtu, edhe 50 për qind e dimanteve të papërpunuara. Me gjuhën e shifrave, ne kemi një xhiro prej 40 miliardë dollarësh në vit. - thotë ai

Në Antuerp ka mbi 1 mijë e 800 kompani diamantesh. Kjo është edhe arsyeja përse kanadezi George Read vjen këtu. Ai është nënpresidenti i kompanisë së minierave të dimantit, Shoregold. Ai zgjedh me kujdes disa lloje diamantesh të papërpunuar, që ja kanë vendosur mbi tavolinë.

Kemi ardhur këtu për ta rivlerësuar këtë sasi diamantesh. Presim që vlera e përgjithshme të jetë 172 dollarë për karat. Mesatarja në shkallë botërore tani është 80 dollarë për karat.

Vlera e diamanteve matet "me karat". Përveç peshës dhe ngjyrës në Karat, vlera e një guri të çmuar përcaktohet nga qartësia dhe prerja, që është forma e gurit të çmuar.

Qyteti i Antuerpit ka rreth 25 mijë përpunues të diamanteve. Por pjesa më e madhe e këtyre vendeve të punës tani janë spostuar në Indi, ku rrogat e punonjësve dhe kostoja e prodhimit është më e ulët.

Pikërisht në punishtet e Antwerpit, Mumabit, Tel Avivit, apo Nju Jorkut, ato që ngjajnë si copëza shkëmbi të errëta, të cilat pas përpunimit shndërrohen në gurë të çmuar që vezullojnë, gati për t'u bërë pjesë bizhuterish, që më pas, shiten, apo thjesht admirohen.//mm//

XS
SM
MD
LG