Lidhje

Tre evropianë marrin çmimin Nobel për mjekësinë


Tre shkencëtarë evropianë fituan Çmimin Nobel në mjekësi për zbulimet e tyre të viruseve që shkaktojnë Sidën dhe kancerin e mitrës.

Komisioni i Çmimit Nobel në Stokholm nderoi Fransua Barr-Sinusi dhe Lyk Montanje nga Franca për zbulimin e tyre në fillim të viteve ’80 të virusit HIV që shkakton Sidën duke shkatërruar qelizat e sistemit imunitar.

Shkencëtari gjerman Harald Cur Hauzen u nderua për zbulimin e virusit që shkakton kancerin në mitër, kanceri i dytë më i përhapur tek gratë.Zoti Hauzen do të marrë gjysmën e çmimit prej afro 1,5 milion dollarësh, ndërsa Barr-Sinusi dhe Montanje do të ndajnë gjysmën tjetër.

Pesë çmime të tjera Nobel do të shpallen gjatë javës, ndërsa çmimi i paqes do të bëhet i njohur të premten.//kk//

XS
SM
MD
LG