Lidhje

Qeveria amerikane nxjerr udhëzime për ushtrime fizike


Qeveria amerikane thotë se të rriturit kanë nevojë të djersiten për të paktën 2 orë e gjysmë në javë për të qenë të shëndetshëm.

Qeveria lëshoi sot udhëzime për ushtrime fizike për herë të parë në historinë e saj, bazuar në kërkimet shkencore rreth veprimtarisë fizike. Studimi thotë se veprimtaria fizike në shkallë të moderuar i bën mirë shëndetit të njerëzve të të gjitha moshave dhe racave.

Sipas udhëzimeve të departamentit amerikan të shëndetësisë, ecja në këmbë ose me biçikletë si dhe puna për mirëmbajtjen e luleve në kopshtin personal janë veprimtari fizike që mund të parandalojnë rrezikun e goditjeve në zemër, në tru ose edhe vdekje të parakohëshme. Ushtrimet fizike gjithashtu mund të parandalojnë diabetin e tipit 2, depresionin, kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit.

Në listën e usdhëzimeve, rekomandohet që fëmijët dhe të rinjtë të kryejnë ushtrime të paktën një orë në ditë për të forcuar mushkëritë, muskujt dhe kockat. Ndër këto ushtrime të mira janë kërcimi me litar, vrapimi dhe sporte të ndryshme përfshi futboll. //kk//

XS
SM
MD
LG