Lidhje

FMN: Bota në prag të recesionit, por do rimëkëmbet më 2009


Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Shtraus-Khan thotë se bota është në prag të një recesioni global, por ai parashikon që ekonomia do të fillojë të përmirësohet nga fundi i vitit 2009.

Sipas zotit Shtraus- Khan, vendet e ndryshme duhet të bashkëpunojnë për të shmangur recesionin global dhe paralajmëroi se zgjidhja për krizën nuk mund të vijë nga një vend i vetëm.

Bashkërendimi i disa vendeve për uljen e shkallës së interesave këtë javë, tha ai, është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar që duhet për të rimëkëmbur ekonomitë e dëmtuara.

Drejtori i FMN-së i bëri komentet sot në Uashington, ndërsa zyrtarë të lartë nga vendet anëtare të FMN-së dhe Grupit të 7-shes, po mblidhen për të disktuar rreth ekonomisë. Presidenti Bush do të takohet të shtunën me ministrat e financave të Shtatëshes në Shtëpinë e Bardhë.//lk

XS
SM
MD
LG