Lidhje

Mali i Zi njeh pavarësinë e Kosovës, Serbia reagon ashpër


Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkaktoi tensionet e para midis Podgoricës dhe Beogradit. Ambasadorja e Malit te Zi, Anka Vojvodiç, u shpall person i padëshirueshëm në Serbi dhe asaj iu kërkua largimi brenda 24 orëve nga Beogradi. Ndërkohë ambasadori serb në Mal të Zi, Zoran Lutovac, nuk përjashtoi mundësinë që Serbia të ngrejë padi kundër Malit të Zi për shkak te njohjes së pavarësisë së Kosovës. Nga Ulqini njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj. //iç//

XS
SM
MD
LG