Lidhje

Kushner: Rusia ka respektuar pjesërisht marrëveshjen me Gjeorgjinë


Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner tha se Rusia ka respektuar pjesërisht marrëveshjen e fundit të armëpushimit, që kërkon tërheqjen e trupave nga Gjeorgjia.

Zyrtari francez, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian, foli pasi vizitoi zonat përreth rajonit separatist të Osetisë Jugore për të përcaktuar në se Rusia po zbaton armëpushimin e arritur me ndërmjetësimin e BE-së.

Zyrtari francez tha se tërheqja e plotë që kërkohet sipas marrëveshjes do të diskutohet gjatë bisedimeve mbi konfliktin gjeorgjian që do të mbahen në Gjenevë më 15 tetor. Ai tha se diskutimet në Gjenevë do të përfshijnë gjithashtu distriktin Akalgori në afërsi të Osetisë Jugore, i cili vazhdon të jetë nën kontrollin e forcave ruse dhe aleatëve të tyre.

Ndërkohë presidenti rus Dmitri Medvedev tha në një takim rajonal të nivelit të lartë se vendi i tij ka bërë gjithçka të mundur për të përmbushur marrëveshjen që nënshkroi me presidentin francez Nikolas Sarkozi. (ze)

XS
SM
MD
LG